Hakerat iranianë publikojnë foton dhe të dhënat e Ervis Martinajt/ Detaji që u zbulua

Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme një listë me emra dhe fotot, e cila dyshohet se përmban rreth 105 shqiptarë, të cilët janë nën hetim nga policia.

Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.

Siç duket edhe në foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, duke treguar se Martinaj ka qenë i  skeduar nga autoritetet shumë kohë më parë.

Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.

Hakerat iranianë publikojnë foton dhe të dhënat e Ervis

Back to top button
LAJMET E FUNDIT