I vetëm me Metën në zgjedhjet vendore? Berisha zbulon partitë që do të marrin pjesë në koalicion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit është shprehur se  forca politike që ai drejton nuk do të heqë dorë nga primaret për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Berisha tha se përveç me Partinë e Lirisë, PD është në konsultime edhe me parti të tjera politike. Ai theksoi se koalicioni do të jetë i gjerë ku partitë të cilat do të bëhen pjesë janë parti parlamentare dhe joparlamentare.

“Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama. Opozita do ti zgjedhë nga qytetarët.

Po vazhdojmë konsultimet me aleatët për të përcaktuar këto ditë në vijim format e daljes. E mbështes këtë vendim për të dalë me kandidatë të përbashkët.

Janë të gjithë spekti politik i djathtë. Janë parti parlamentare dhe jo parti parlamentare. Do të kemi një koalicion të gjerë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT