Ilir Meta i bindur: Partia e Lirisë drejt fitores së padiskutueshme në… Këshillat Bashkiakë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.
Ai theksoi se se Partia e Lirisë do garantojë rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë dhe do të jetë zëri i qytetarëve në kërkimin e llogaridhënies.
Ndër të tjera, ish kreu i shtetit tha se ditën e shtunë në Konventën Kombëtare do të zgjidhet ekipi drejtues i cili do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt fitores të padiskutueshme.
“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.
Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar.
Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta.