“Ish-sigurims?”/ Meta deklaratë të fortë: Inskenim i Ramës, u përdor për të më goditur!

Kryetari i Paritsë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, ka folur në lidhje me bashkëpunimin politik me PD dhe Sali Berishën.

Meta është ndalur edhe tek cështja e daljes së emrit si “ish-sigurims”, ku është shprehur se e gjithë çështja është e inskenuar nga Rama dhe të tjerë.

“Është një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga primaret edhe referendumi.

Kjo është një vepër e Ramës bashkë me shumë të tjerë, për të mbajtur pushtetin monist sa më gjatë.
është një falsifikim i inskenuar nga Edi Rama. Ata që kanë bërë falsifikimet nuk kanë lexuar mirë dokumentin autentik.

Kjo është një lojë për të shamngur vëmendjen nga incerenatorët dhe çështjeve të tjera.
U përdor për të goditur Ilir Metën dhe për të bërë zhurmë. Kjo është një çështje që bëhet për shantazhe dhe presione”, u shpreh Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT