Iu mbyll biznesi, Rama i përgjigjet Shehajt pas akuzave: Zoti Agron e ke bërë në një ndërtesë pa leje

Përplasja e nisur në Kuvend mes deputetit demokrat Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama, ka vijuar edhe në rrjetet sociale.

Deputeti demokrat Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e sotme bëri me dije se policia i ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria. Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.

Kryeministri Rama përmes një postimi në “Tëitter”, i drejtohet Shehajt se ai është një deputet që bërtet për shtet, por ndërkohë biznesin e tij e ka futur në një ndërtesë pa leje.

Rama: Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT