Janë “çelësi” për zbardhjen e ngjarjeve kriminale në vend/ Gjykata jep vendimin për vëllezërit Beqiraj

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj.
Dy vëllezërit u arrestuan në kuadër operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës, ndërsa ashtu si Nuredin Dumani ata kanë kërkuar që të marrin statusin e “të penduarit të drejtësisë”, duke vendosur të flasin në lidhje me ngjarjet kriminale në të cilat janë të përfshirë, por edhe për personat me të cilët bashkëpunonin.
Bashkë me vëllezërit Beqiraj u arrestuan edhe 13 persona të tjerë, e po ashtu u shpallën në kërkim 5 të tjerë. Të gjithë ishin pjesëtarë të një bande vrasësish me pagesë, që vepronin në Tiranë dhe në Durrës.