“Janë thyer barrierat e sigurisë kombëtare”/ Karamuço për drogën nga Rinasi në Turqi: Të rritet vigjilenca…

I ftuar ditën e sotme në emisonin “ Zona Zero” në Top News ka qenë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Në një bisedë të zhvilluar me gazetarin Thimi Samarxhiu, Karamuço ka kometuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku një efektiv i rrugores së bashku me një ish-komando kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kaluar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga aeroporti i Rinasit drejt Turqisë.

Kujtojmë se lënda narkotike Canabiss sativa është kaluar lirisht në aeroportin shqiptar pa u identifikuar nga kontrollet e sigurisë, teksa u kap në Turqi.

“Me ka habitur më shumë Rinasi se sa veprimi i efektivëve.

Rinasi është pikë strategjike, janë investuar shumë në të për ta bërë një aeroport me inteligjencë artificial, ka kontrolle qe e dinë njerëzit por ka dhe të tjera që nuk dihen, janë sekret.

Në rastin në fjalë këto barriera sigurie nuk kanë funksionuar.

Janë thyer barrierat e sigurisë kombëtare, sepse aeroporti bënë pjesë në to. Kjo kërkon që krahas hetimeve që po ndodhin të rritet vigjilenca dhe siguria. Kryesorja është që të mos kategorizohemi si aeroport problematik.”- tha Karamuço në studio.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT