“Ka rrezik që Mitrovica…”/ Analisti: Ja çfarë do sjellë fundi i luftës në Ukrainë

Analisti Shpend Gashi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në rajon dhe botë, për politikën.

I pyetur se çfarë parashikon se do sjellë fundi i luftës në Ukrainë, ai deklaroi se nuk sheh fitues, por sipas tij Ukraina do humbasë disa territore, e mbi të gjitha do ketë rikthim të debateve për aneksimin e Mitrovicës nga Serbia në Kosovë, e po ashtu krijimin e republikës Srpska në Bosnjë.

“Unë nuk shoh fitues, por mendoj se Ukraina do humbasë disa territore. Po ashtu ka rrezik për Mitrovicën e  Kosovës dhe republikën Srpska në Bosnjë- Hercegovinë. Ky është rreziku se ka celula në çfarë do lloj vendi që mund të ndizen përsëri. Presioni më i madh është i NATO-s.”– deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT