“Keni për ta parë”, Spartak Ngjela tregon “akuzën” që do të ngrihet ndaj Ramës

Avokati i njohjur Spartak Ngjela duke reaguar lidhur me protestën e pedagogëve shprehet se kryeministri Edi Rama ka “armiqësi” me pagat e larta.

Ngjela akuzon Ramën se ka për qëllim të shpopullojë Shqipërinë, përmes varfërisë së imponuar, dhe sipas tij kjo është akuza që do ngrihet ndaj kryeministrit.

“Armiqësia e Edi Ramësi me pagat e larta, nuk është respekt për kërkesën ekonomike të kohës, por është urrejtje, armiqësi dhe ligësi ndaj shqiptarëve – por ndërkohë është edhe respekt në bashkëpunim me kërkesën e Beogradit dhe Moskës.

Që shqiptatarët mundësisht, me turma, të lënë Shqipërinë.

Mbajeni mend:

Shpopullimi i Shqipërisë me anë të varfërisë se imponuar – kjo do të jetë akuza që do t’i ngrihet këtij kryeministri…

Keni për ta parë”, shkruan Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT