Kontrollet në Shijak për Martinajn/ Ish-drejtori i policisë jep detaje: Ishte marrë informacion për…

Detaje të reja janë zbuluar nga operacionet e kërkimit që ka zhvilluar Policia e Shtetit për të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Ish-drejtopri i policisë Shemsi Prençi ka deklaruar se kërkimet kanë nisur pas informacioneve për lëvizjet e të shumëkërkuarit dhe kontaktet e orëve të fundit.
“Policia ka marrë të dhëna për lëvizjet e kontaktet e orëve të fundit ndërkohë ka bërë disa kontrolle sot në disa banesa në territorin e qarkut të Tiranës në periferi të Vorës dhe në qarkun e Fierit, në Lushnje”, tha ish-drejtori i Policisë.
Sipas Prencit, “përqendrimi i hetimeve për të zbuluar një të vërtetë e për të mësuar këtë katrahurë mbi cështjen Martinaj duhet që prokuroria e Policia, përtej kapaciteteve të Prokurorisë së Lacit, duhet të ngrejë një grup të mirëfilltë ekspertësh”.