Kritikat për fjalimin në KiE, Rama-opozitës: Rublat të zhytur thellë në thesin e parave ruse

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga opozita në Shqipëri për fjalimin e mbajtur në Strasburg në Këshillin e Evropës.

Kritikave kryeministri iu përgjigj me një postim në tëitter ku shprehet se opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan Ramën armik të kombit shqiptar, ndërsa qëndrimin e tij në Strasburg e quan si thikë pas shpine për Kosovën dhe Shqipërinë.

Berisha në konference me gazetaret u shpreh se fjalimi i Ramës ishte grotesk që mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT