Kriza energjetike/ Von der Leyen jep lajmin: BE grant prej 80 mln eurosh për Shqipërinë

Bashkimi Europian do ofrojë ndihmë financiare për vendin tonë, për të përballuar evektet e krizës energjetike.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë  një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se BE do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një paketë mbështetëse energjetike për të përballuar krizën, në formën e granteve.

“Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është uniteti i solidaritetit, solidaritet edhe për Shqipërinë, ne jemi pjesë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin dhe Evropën, mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, do të jenë 80 mln euro në grante, ju keni një sistem që funksionon për të ndihmuar familjet dhe bizneset, pjesa e dytë ka të bëj jo me mbështetjen e menjëhershme por pas janarit, për sistemin e energjisë 500 mln euro në grante për të investuar në strukturën energjetike. Unë e pashë fillimin e linjës hekurudhore, por është e rëndësishme të investojmë në energjinë e rinovueshme, investimi do të jetë në impiantin lundrues diellor, në Vaun e Dejës, modernizimin e hidrocentralit të Fierzës dhe u habita që prodhon ¼ e energjisë elektrike në vend dhe rinovimin. Kjo po tregon orientimin e asaj që po ecim. Shqipëria mund të jetë krenare për arritjet e saj, nga fjalët dhe veprat keni treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë, ndaj jeni drejt rrugës së BE, do të kemi samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë ku do të shihemi sërish”, tha ajo.

“Sa shumë kanë ndodhur që nga vizita ime që para një viti, Hapja e negociatave ishte suksesi juaj, është suksesi i shumë shumë viteve me plot përpjekje dhe punë që ka bërë Shqipëria, rezultat i shumë viteve me durim, ju keni mbajtur një vëmendje shumë të fortë tek procesi i integrimit dhe kjo solli negociatat, ju keni treguar përkushtimin ndaj BE  dhe përgjigjen e BE ndaj luftës së Rusisë. Është shembullore që Shqipëria në formë aktive ka mbrojtur rendin ndërkombëtar në OKB,  kjo ju nderon sepse na tregon që jemi një komunitet me të njëjtat vlera që mund t’i ndajmë. Raporti ka treguar se sa përparim ka bërë Shqipëria, ne  e dimë nga përvoja se është parakusht por nuk është e lehtë se kërkon shumë forcë, ju keni miratuar edhe masa të reja për gjithëpërfshirjen e shoqërisë, ekonomia është bërë më e fortë pas covidit, këto janë arritje në një kohë plot sfida, për këtë e kam fjalën për agresionin rus në Ukrainë, Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare, ne e ndjejmë që Rusia po përdor energjinë si armë dhe ne të gjithë i ndjejmë efektet të cilat kanë të bëjnë me hallkat e sigurisë së energjisë. Energjia që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat që kemi në treg, kjo ndikon edhe në Shqipëri”, theksoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT