Kur do largohet Edi Reja nga kombëtarja? FSHF jep përgjigje: Kontrata vazhdon deri më…

Trajneri Edi Reja është vendosur nën shënjestrën e tifozëve por dhe të ekspertëve pas rezultateve zhgënjyese të njëpasnjëshme në stolin e kombëtares së futbollit.

E teksa tekniku italian po kalon muajt e fundit të kontratës së tij në stolin e përfaqësueses shqiptare, mosrinovimi me të është një opsion real, duke bërë që në skenë të dalin shumë emra të rinj.

Një prej tyre ishte she ai i një italiani tjetër, Luigi Di Biaggio, i cili mesa duket ka për të ngelur thjesht një emër i përmendur.

Kjo për shkak sepse FSHF ka nxituar të sqarojë se nuk do të ketë një largim të parakohshëm të Rejas nga pankina. Nëpërmjet një sqarimi publik, FSHF ka bërë të qartë se do të zbatojë të paktën deri në fund kontratën aktuale me teknikun, e cila përfundon në mbyllje të vitit 2022.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt,”-shkruan FSHF.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT