“Leari iku i tmerruar”/ Nëna e 32-vjeçarit flet me lot në sy: Kishte hematoma në kokë dhe trup, policia i binte në qafë…

Vdekja e Lear Kurtit mbetet ende mister, edhe pse sipas autopsisë shkak u konsideruan dy qese me lende narkotike, të cilat thuhet se 32-vjeçari i gëlltiti.

Nëna e Learit ka dhënë ditën e sotme një intervistë, ku ndër të tjera ka hedhur dyshime se djali i saj ishte i dhunuar pasi kishte hematoma në kokë dhe në trup. Në një intervistë për News 24, ajo po ashtu tregon se policia e ndalonte gjithmonë atë, por ai përballej me ta pasi e ndiente veten të pafajshëm.

“Shokët e Learit më njoftuan. Më tha në Leari. Mos më thoni që është në burg ose në spital u thashë. Shkuam në spital po pyesnin shokët e tij, pastaj shkuam të Nënë Tereza, burri e kishte marrë vesh. Ai kishte ndërruar jetë ndërkohë. Nuk më tregonin, më thanë ishte në gjendje kome.

Unë u bëra keq. Humba ndjenjat në atë moment. Leari ndërroi jetë në orën 12 e pak. Kur u zgjova ishte ora 3, ai kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Nuk e pamë në asnjë moment kur ishte në morg. Leari gëzonte shëndet të fortë. Hashash pinte si çdo kush. Që të kishte shenja dobësie nuk kishte.

Ishte i mavijosur në fytyrë. Ai njeri iku i dhunuar. Se çfarë nxjerrin këto, është e pabesueshme. Kjo është diçka që çdo kush e di, çdo kush që ndiqet e hedh, nuk e gëlltit. Dhe në bark kishte një hematomë. Dhe atë të kokës, ai ka marrë goditje të tmerrshme. Ai është i masakruar. Ka iku i tmerruar, i dhunuar. Kjo lagjja jonë është e sulmuar. Ai është i dhunuar. E kanë dhunuar tmerrësisht.

Kemi marrë avokat për të ndjekur çështjen, dua vetëm të hiqen njollat mbi djalin tim dhe që këta të rinj të mos jenë të frikësuar. Djali im duronte shumë, kishte forcë.

Ishte nevrik, por shokët ja dinin natyrën dhe e donin shumë. Leari kishte para 6 muajsh një çështje dhe doli i pafajshëm. Ai më tha se i kishte ardhur një letër dhe donte të ikte jashtë. Këta do më kalbin brenda më tha. Unë i thashë që po dole njëherë jashtë do dalësh prapë. Ai e ka pasur frikë policinë se e ndalonin shumë. Ai përballej me ta sepse e ndiente veten të pastër.

Mami mua po më erdhi e keqja vetëm nga këta do më vinë më thoshte. Nuk më pëlqen kjo botë thoshte. Dinte 4 gjuhë. Dinte një gjuhë që tashmë nuk e di askush. Të gjithë e donin. Nuk e meritonte këtë tmerr. ”- tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT