Leka Bungo letër Presidentit Begaj: Dekoro gazetarët e mëdhenj Agron Çobani dhe Alfons Gurashi

Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo i ka bërë thirrje publike Presidentit Bajram Begaj që të dekorojë dy gazetarët e njohur Agron Çobani dhe Alfons Gurashi.
Bungo shkruan në letër se të njëjtën kërkesë ia ka bërë dhe më parë ish-presidentit Ilir Meta, por nuk e ka marrë parasysh kërkesën.
Letra e plotë:
I nderuar z. President
Shume kohe me pare , kur President i Republikes ishte z. I . M ., kam botuar ne shtyp nje Leter te cilen ia drejtoja Shkelqesise se tij .
Ne Leter , e cila ishte personale , pasi pershkruaja shkurtimisht Biografite Profesionale te dy prej IKONAVE ne fushen e Gazetarise shqipetare , te ndjerit Agron Cobani dhe Alfons Gurashi , lutesha qe ne prag te tetedhjete vjetorit te lindjes , te shihte mundesine e Dekorimit te tyre me Urdherin e Larte Nderi i Kombit .
Mirepo ne te vertete ish Presidenti i Nderuar nuk e vuri ujin ne zjarr .
Vone u kujtova se kerkesa e ime nuk mund te merrej ne konsiderate per faktin se as njeri prej tyre ne te gjalle , s’kish qene as Restorant as Piceri qe te Dekorohej , sic kish ndodhur ne ndonje rast tjeter .
I nderuar Z. President pak dite me pare u kam derguar te njejten kerkese ne emer te Keshillit Drejtues te Radio Televizionit Shqipetar.
. 2 .
Institucionit qe te dy Ikonat e Gazetarise i perkushtuan “ Jeten “, nga dita kur mbaruan studimet universitare dhe derin sa dolen ne pension .
Ne keto pak rrjeshta nuk dua t’u bej me dije se CILET jane dhe CFAR kane bere Agron Cobani dhe Alfons Gurashi per Radion dhe Televizionin Shqipetar sepse jam i sigurt qe do ta ndjenit vehten te fyer :
“ I njihka gjithe Shqiperia dhe une s’e ditkam se cilat jane Ikonat e Radio Televizionit Shqipetar ?! “
Meqenese pak dite kane mbetur nga kremtimi i Tetedhjete vjetorit te lindjes se tyre , kerkova nje takim me Ju , me shprese se do te ndikoja emocionalisht per ta pershpejtuar Gjykimin rreth kerkeses sone .
Per fat te keq kerkesa per takim m’u refuzua se “Presidenti eshte i ZENE .”
Kjo eshte arsyeja qe botova ne shtyp keto rrjeshta duke shpresuar se do te gjeni kohe per t’i lexuar .