Lufta/ Kievi zgjohet sërish nga sirenat e sulmit ajror, granatime gjatë natës në Zaporizhzhia

ukrainasit zgjohen pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin, të cilat kanë vrarë 14 persona dhe kanë lënë pothuajse 100 të plagosur.
Sulme të tjera u raportuan në Zaporizhizhia gjatë natës.
Raportime për granatime në Vinnytsia
Duke cituar Administratën Ushtarake të Rajonit, media Ukrainska Pravda raporton se termocentrali Ladyzhynska në qytetin jugperëndimor të Vinnytsia u granatua mëngjesin e sotëm nga dy drone kamikaze Shahed-136.
Raportime për shpërthime në Zaporizhzhia gjatë natës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar, raporton se Rusia gjuajti të paktën pesëmbëdhjetë raketa në Zaporizhzhia mbrëmë, duke synuar “një institucion arsimor, një institucion mjekësor dhe ndërtesa banimi”.