Lukashenko PARALAJMËRON: Thuajini Zelenskyt dhe të çmendurve të tjerë se ura e Krimesë do duket si një shëtitje në park nëse prekni territorin tonë

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko, ka thënë se Bjellorusia dhe Rusia do të vendosin një grup të përbashkët ushtarak në përgjigje të asaj që ai e quajti një përkeqeësim të tensionit në kufijtë perëndimorë të vendit.
“Mos llogarisni në një numër të madh trupash të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Por do të jenë më shumë se 1,000 njerëz,” u shpreh Lukashenko sipas mediave bjelloruse, Zerkalo.
Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se të dy vendet filluan të tërheqin forcat së bashku dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën ruse në Krime.
Lukashenko pohoi gjithashtu se Ukraina po përgatiste një sulm në territorin e vendit të tij.
“E kam thënë tashmë se sot Ukraina nuk po diskuton vetëm, por po planifikon sulme në territorin e Bjellorusisë”, shtoi ai.
“Përgjigja ime ishte e thjeshtë: Thuaji presidentit ukrainas dhe të çmendurve të tjerë se ura e Krimesë do të duket si një shëtitje në park nëse prekin qoftë edhe një metër të territorit tonë me duart e tyre të pista”, tha më tej Lukashenko.