Makina e shkrumbuar në Bilisht/ Dyshohet si çështje për hakmarrje, çfarë e lidh me Deizi Arapin?

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bilisht, ku makina e Marsel Buçit u shkrumbua nga një zjarr që dyshohet se është i qëllimshëm.

Mësohet se e gjitha është një çështje hakmarrjeje dhe lidhet me Deizi Arapin, vajzën problematike, e cila më herët e ka akuzuar Buçin se ka qenë i përfshirë në djegien e mjetit të saj disa javë më parë. Sakaq mësohet se Marsel Buçi është punonjës në një karburant në Bilisht.

Kujtojmë se makina e Deizi Arapit është djegur më 25 shtator. Kjo ka qenë hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën. Deizi Arapi u arrestua rreth dy muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike. 27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT