Manja: Vendosëm dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë, pagesë me këste

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.
“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektete e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre.
Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur.
Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.
Ministri nënvizoi më tej se po punojmë për pasur një amnisti penale deri në fund të vitit.
“Jemi në fazen e studimit dhe analizës”, u shpreh Manja para mediave.