Mesazhet shantazhuese janë fshirë! Prokuroria e Burrelit dërgon për ekspertizë celularët e 3 adoleshentëve pas masakrës së Klosit

Prokuroria e Burrelit ka dërguar së fundmi për ekspertizë celularët e 17-vjeçarëve, vajzës, viktimës Kenado Shira dhe të të plagosurit Renato Hasula.

Mësohet se mesazhet përmes të cilëve vërtetohej shantazhi i bërë ndaj të miturët, janë fshirë nga celularët e Kenado Shirës dhe të Renato Hasulës.

Megjithatë pritet një përgjigje përfundimtare nga ekspertiza e detajuar e ekspertëve lidhur me telefonët celular të adoleshntëve.

Kujtojmë se dy ditë më parë vrasja e dy personave dhe plagosja e një tjetri për një dashuri mes adoleshentëve dhe disa mesazheve në rrjetin social në Facebook ka tronditur opinionin publik.

Ngjarja ka ndodhur në mes të Klosit ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT