“Mos dëgjoni përrallat e Saliut”/ Spahiu: Në gjithë botën, populli kërkon Amnisti Fiskale, qeveria refuzon. Në Shqipëri… Të hapet një bankë nacionale

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me amnistinë fiskale, nismë të cilën qeveria e ka publikuar në fillim të muajit korrik.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu thekson faktin se në botë populli kërkon amnisti financiare, mirëpo qeveria e refuzon ta aplikojë, ndërsa në vendin tonë po ndodh e kundërta.

Sipas Spahiu paratë të cilat qytetarët shqiptarët i grumbullojnë nëpër botë duhet të mbidhen në Shqipëri dhe bën thirrje urgjente që të hapet 1 Bankë e përbashkët me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Diasporën.

Ai shton se paratë e 20 milionë shqiptarëve të mblidhen te kjo bankë nacionale dhe gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë “përrallat e Saliut” i cili është shprehur se nga kjo amnisti fitojnë grupet kriminale.

Postimi i plotë:

Në gjithë botën:

– Populli kërkon Amnsisti financiare, qeveria refuzon

Në Shqipëri:

– Qeveria kërkon Amnisti finaciare, populli heziton.

Çudira shqiptare: Një pjesë e popullit kundër faljes taksave, tatimeve, kamatave, shkelejeve, vonesave, parave të qarkulluara jashtë bankave.

Paraja shqiptare nga gjithë bota duhet mblidhet në Shqipëri. Urgjent duhet hapur BANKA NACIONALE dhe paratë e 20 milion shqiptarve të qarkullojnë aty.

Kosovë+Shqipëri+Maqedoni+Diasporë= 1 Bankë

Mos dëgjoni prrallat e Saliut që: Fiton mafia nga një amnisti. Injorancë pa kufi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT