Motori iu përfshi nga flakët/ Avioni ushtarak përplaset me një ndërtesë banimi në qytetin rus afër Krimesë, pilotët shpëtojnë

Një aeroplan ushtarak i Kremlinit është përplasur në një ndërtesë banimi në Rusi duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.

Avioni hyri në bllokun e banesave në Yeysk, një qytet turistik në Detin Azov pranë Krimesë.

Aeroplani dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme. Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë./m.j

88844747

Back to top button
LAJMET E FUNDIT