Në 78-vjetorin e lindjes Berisha mesazh të rinjve në “Tik Tok”: Mos pushoni së ëndërruari dhe duajeni gjithmonë Shqipërinë

Kreu i PD, Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të. E në këtë 78-vjetor Berisha ka vendosur që të ndajë një mesazh në TiK Tok me njekësit e tij më të rinj.
Berisha në mesazhin e tij dëgjohet t’i bëjë thirrje të rinjve që t’i bashkohen Partrisë Demokratike që të bëjnë ëndrat realitet.
Ndër të tjera ai u bën thirrje të rinjve që mos ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe ta duan gjithmonë Shqipërisë.
“Të dashur shokët e mi të rinj të Tik Tok, sot jam 78-vjeç. Nga kjo vjeshte bukur e jetë sime dëgoj tju dërgoj një mesazh të gjithëve ju.
Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.
Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.
Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria. Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.
Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka. nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do ti realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve”, tha Berisha.
@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha