“Në trupin e Kurtit ka pasur mavijosje”/ Karamuço: Policët duhet të devijonin internerarin nëse ka pasur simptoma shëndetësore…

Pedagogu i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa ka qenë i ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, ka folur në lidhje me dyshimet mbi rastin e vkekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në Komisariatin nr.3 mbrëmjen e 19 tetorit.
I pyetur në lidhje me procedurat e bëra nga punonjësit e Policisë, Karamuço ka treguar për etapat e procedurës së të një arrestuari, duke e konkretizuar edhe me rastin e Kurtit.
Karamuço sqaroi se nëse një i arrestuar ndihet keq nga ana shëndetësore, atëherë punonjësit e Policisë duhet ta devijonë internerarin e tyre, dhe i arrestuari duhet dërguar në spital dhe jo në Komisariat.
“Ka një procedurë teknike që duhet ndjekur nga Policia e Shtetit, dhe që ndodhet në manualin e procedurave standarte. Është miratuar diku në 2019-tën, me një urdhër të drejtorit të Policisë, por nuk bëhet publike sepse konisderohet si sekret shtetësor.
Në rastin e Kurtit ka shumë kontradita. Një rol të rëndësishëm ka spitali dhe ambulanca, përmes procesverbaleve mund të shokojmë se kur shkon autoambulanca, sa është vonuar, etj.
Edhe kur një person ndalohet, dhe duhet ta prangosësh, pasi e prangos duhet ta pyesësh “Si i ka prangat?”. Ajo çfarë ka ndodhur në rastin e Kurtit, është se ka pasur një mavijosje në trupin e të ndjerit. Nëse e fut në makinë dhe ai ndjen shqetësime, duhet ta pyesësh sërish nëse ndihet mirë. Më pas nëse sheh se ka simptoma shëndetësore, dhe jo vetëm emocionale atëherë punonjësit e Policisë duhet ta devijojnë internerarin dhe duhet të shkojnë në spital”, deklaron Karamuço.