Nesër fillon regjistrimi i popullsisë në Serbi, Kamberi thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë, le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në trojet e Serbisë se nesër fillon regjistrimi i popullsisë.

Përmes një positmi në “Facebook”, Kamberi ka theksuar se ky proces do të vijojë deri më 31 tetor dhe u është drejtuar të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë në këtë proces pasi është një proces tepër i rëndësishëm.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Ju, shqiptarë 🇦🇱 që jetoni edhe në brendësi të Serbisë,

Nga nesër e deri më 31 Tetor, bëhet regjistrimi i popullësisë.

Prandaj, duke e patur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe duke e ditur që është moment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, Ju ftoj që t’ju përgjigjeni e të regjistroheni që të gjithë.

Në Luginë kemi peshë aq sa jemi.

E jemi shumicë.

Prandaj le ta dëshmojmë e le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare.

Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë.

Në të njejtën kohë inkurajoj regjistruesit shqiptarë që të jenë në ball të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikmëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT