“Nuk ka lekë!”/ Pedagogu zbulon bisedën me ministren e Arsimit: Ra dakord për kërkesat por…

Pedagogët e Universiteteve të vendit janë mbledhur ditën e sotme para Universitetit Politeknik, duke i kërkuar qeverisë plotësimin e kërkesave të tyre.
Gjatë fjalës së tij para kolegëve, pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre, ka zbuluar ndër të tjera një bisedë që ka patur me ministren e Arsimit, EvisKushi, e cila sipas tij kishte rënë dakord për të gjitha kërkesat e parashtruara, por i kishte thënë se “nuk ka lekë” për plotësimin e tyre.
“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha: ‘Unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha: ‘Nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga.
Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si ne të shkencave, por mund ta bëjë 49-1 dhe është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm, por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj”, tha ai.