“Nuk marrin para vetëm nga kjo punë”/ Kushi njofton vendimin e qeverisë: Paga e pedagogëve rritet me…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se qeveria ka vendosur rritjen e pagave për pedagogët prej 15 %.

Pas mbledhjes së Këshillit të ministrave, Kushi deklaroi se 7 % i rritjes së pagave do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve.

“Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, ku 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti,” tha ministrja Kushi.

Po ashtu, ministrja theksoi se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE., e po ashtu deklaroi se pedagogët nuk kanë burim të ardhurash vetëm pagesën që marrin nga institucionet arsimore.

“Mbështetja jonë për universitet do të jetë edhe më e madhe. Pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë edhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit. Kanë mundësi të tjera, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga programet e financuara nga BE.”- tha Kushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT