Olta Xhaçka takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken: Ja “temat e nxehta” që diskutuam

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar së fundmi Ministren e Jashtme të vendit tonë Olta Xhaçka.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Blinken tregon se diskutuan për prioritetet e përbashkëta si mbrojtja duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimaterike dhe tregtinë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT