Pamjet e rrjedhjes në gazit në Porto Romano/ Qytetarët denoncojnë: Çova djalin në shkolla dhe e mora në spital

Pamjet më sipër tregojnë momentin kur gazi rrjedh nga një cisternë gazi në Porto Romano.

Rrjedhja e gazit ka ndodhur këtë mëngjes dhe era e rëndë është përhapur në të gjithë zonën, duke shkaktuar probleme shëndetësore për disa banorë.

Një nga banorët tregon se djalin e dërgoi në mëngjes në shkollë dhe e mori në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen pas rrjedhje së gazit.

“Isha në punë. Më marrin në telefon nga shkolla, më thanë hajde se i është. Sa vij nga puna, e gjej çunin te spitali, tani sa dola. Por kështu është për natë, nuk është vetëm sot. Çdo natë ka rrjedhje, nga ora 7 deri në 9 të darkës. Nuk e di çfarë bëjmë, por era mbyt”- tha ai.

Të alarmuar nga situata, mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe disa banorë u evakuuan nga zona./ TCH

Back to top button
LAJMET E FUNDIT