Paratë ruse në Shqipëri? Ish-zv.drejtori i FBI akuzonte Berishën si kukull të Putin

Javët e fundit, në vend është rikthyer sërish debati për financimet ruse të politikanëve shqiptarë.

Taulant Balla tha se shumë shpejt do të dalin fakte, se vetë Sali Berisha ka marrë para nga rusët.

Vetë Berisha akuzon Lulzim Bashën, se ka qenë ai që ka marrë para nga rusët.

Por tre vjet më parë, ish-nën.drejtori i FBI, Mark Rossini, akuzonte Sali Berishën si kukull të rusëve, ndërsa në Tiranë mbaheshin protesta kundër Qeverisë.

Ai akuzonte pikërisht Berishën, dhe jo Bashën, që ishte kryetari i PD.

“Në Shqipëri po zhvillohen protesta të  drejtuar nga Sali Berisha i cili është nën influencën ruse.

Ai dhe familja e tij ka humbur pushtetin.

Nëse SB rikthehet në pushtet Putin do të marrë në kontroll Kosovën dhe Shqipërinë.

Putin kërkon dalje direkte në portet e Adriatikut”, shkruante Rossini në një postim në Tuitter.

“Pa mendojeni pak.

Shqipëria, vendi i fundit në Adriatik që do i bashkohet BE-së, është qëllimi i Merkelit dhe Ramës dhe ajo çfarë duan gjithë shqiptarët.

Putin dëshiron të shkatërrojë BE-në dhe Shqipëria në BE i mohon portin e tij në ujëra të ngrohta.

Pse është Berisha kukull e Putinit?”, vijonte ai.

Ndoshta e ka paguar Sorosi edhe atë!

Kushedi, do kenë pasur plan që t’i bëjnë gjëmën Doktorit që atëhere.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT