“Për çfarë vjen në këto takime, je i dështuar”, Kapllanaj “gozhdon” Bashën në takimin me strukturat e PD

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej afro një jave ka dalë në terren, duke organizuar takime me strukturat e partisë.

Gjatë një mbledhje që Basha ka organizuar me anëtarë të PD në qarqet e jugut, është hasur me revoltimin e kreut të kësaj force politike në Fier, Agron Kapllanaj.

Ky i fundit ia ka përplasur në fytyrë Bashës faktin që e çoi PD drejt dështimeve me pasoja të rënda, si dhe i ka kërkuar që të mos rikthehet në krye të partisë, pasi njeh vetëm disfata,.

“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për t’u rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!”, mësohet të ketë thënë Kapllanaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT