“Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për…”, Karamuço ZBULON: Vrasësit me pagesë po lidhen…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grupin kriminal me vrasës me pagesë me bazë në Durrës, të zbuluar ditën e sotme.
I ftuar në “ZonaZero” për gazetarin Thimi Samarxhiu, Karamuço bëri me dije se në ditët në vijim mund të kemi arrestime të tjera në lidhje me depon e armëve të zbuluar nga Policia.
“Kemi të penduar që kanë filluar të flasin, në ditët në vijim mund të kemi arrestime të tjera në lidhje me depon e armëve”, ka paralajmëruar Karamuço.
“Ngjarjet janë të lidhura, grupet kanë punuar në zonën e “5 majit”. Ata po japin prova dhe dëshmi për drejtësinë në lidhje me atentatet e ndodhura.
Mungesa e një përgatitje dhe e burimeve financiare tek ta, ka sjellë që të kontaktojnë me persona “të lartë” sesi të organizohen, të bëhen një grup i madh në lidhje me gjetjen e targave, armëve, etj.
Grupi i Dumanit ka një aktivitet shumë të gjatë, ndërsa grupi në Durrës, u godit nga Policia kur sapo kishin filluar të maturohen, përndryshe do të na kishin shkaktuar shumë ngjarje të rënda dhe atentate”, shpjegoi Karamuço.
“Vrasësit me pagese marrin një shkollë, nga grupe terroriste, apo agjentura ruse. Kanë marrë ish-ushtarakë për përkujdesjen e armëve apo sigurmit të tyre,”– tha Karamuço për “ZonaZero”.