Po përgatisnin terrenin për të eliminuar Ervis Martinajn, dënohen tre të akuzuarit

Të pandehurit Ardjan Ahmeti, Dejvison Serjani dhe e fejuara e këtij të fundit janë dënuar sot nga Gjykata. Ahmeti dhe Serjani u dënuan me nga 2 vite burg, ndërsa vajza me inicialet N.SH., u dënua me 2 vite burg, por që konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Ajo ka një fëmijë të mitur dhe gjyqtarja është treguar më e butë.
Plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën. Ata iu shisnin informacion klanit ‘Duka’, kundërshtarëve të Martinajt, me qëllim që të vritej ky i fundit.
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën “Myslym Shyri”, ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.