Putin i “dëshpëruar” për ushtarë, merr endacakë nga rruga dhe i dërgon në Ukrainë

Veç civilëve të thjeshtë, Rusia po merr endacakë nga rruga dhe po i dërgon të luftojnë në Ukrainë.
Ky është denoncimi i fundit “Food Not Boombs”, një grup bamirësie që vepron në moskë, ndërsa deklaruan se kanë parë 10 burra që janë larguar nga vendqëndrimi i tyre i përhershëm dhe nuk janë kthyer më pasi janë takuar me disa zyrtarë të ushtrisë.
Një përfaqësues i “Food Not Bombs” tha për Mediazona : “Një burrë 60-vjeçar u mor, më pas u lirua dhe u kthye.”
“Më tha se i kanë çuar në komisariatin ushtarak, ku në radhë kanë qenë shumë të thirrur për luftë. I thanë se nuk i plotësonte kriteret e moshës dhe se marrin vetëm meshkuj deri në 45 vjeç”.
Dëshmitarë të tjerë kanë ndarë histori të ngjashme.