Rama mbërrin në Izrael, takohet me përfaqësuesit e qeverisë izraelite

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Yair Lapid.

Rama shihet teksa ka zbritur në Izraele dhe i buzëqeshur takohet me përfaqësuesit e qeverisë izraelitke.

“Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid” shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Sulmi e detyroi qeverinë shqiptare të mbyllë ambasadën e Iranit në Tiranë si dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT