Rama mbështet propozimin e Macron, pro Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Rama dhe homologu holandez Mark Rutte kanë deklaruar se mbështesin propozimin e Macron për Komunitetin Politik Europian.

“KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore,” – thuhej në shkrimin për Politico.eu.

Rama dhe Rutte shtuan se presin me padurim mbledhjen e parë më 6 tetor në Pragë për të diskutuar një program të rëndësishëm e ambicioz.

“Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për shkuar drejt një sistemi energjetik europian të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë,” – thuhej në shkrim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT