Rama nuk ndal lobimin për UCK-në, letër krerëve të vendeve anëtare të KiE: Hiqni njollën e turpit!

Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme ka bërë publike letrën e tij drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, sipas kryeministrit Rama në këtë letër janë shkruar argumentet në vijim të përpjekjes për heqjen e akuzave për trafikim organesh ndaj shqiptarëve.

“Dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtëme, drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT