Rama takohet me Erdogan-in në Ankara/ Për çfarë diskutuan liderët e dy vendeve

Pas më pak se 2 muajsh, kryeministri Edi Rama është kthyer në Turqi. Sot, rreth orës 15:00 ka shkuar për takim me mikun e tij, presidentin turk, Reccep Taip Erdogan. Takimi është duke u mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë detaje lidhur me temat e bisedës.

Me mbërritjen e Ramës në dhomën e pritjes së Erdogran, kamerat nxituan që të shkrepnin disa poza, por më pas, kur u kryen të gjitha ritualet, dolën jashtë dhe takimi u zhvillua në dyer të mbyllura.

Por nga ajo që u vu re nga pamjet e regjistruara është se Rama dukej në siklet teksa mezi priste mbylljen e dyerve, ndërsa e kundërta mund të thuhej për Erdoganin.

Deri më tani, edhe pse takimi ka përfunduar asnjë nuk ka dhënë detaje se çka ndodhur, ndërkohë që Rama ka ndarë një foto që e ka shoqëuar me një “emoji” me shtrëngim duarsh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT