Rikthehen bombardimet në Kiev/ Komisioneri i BE-së bllokohet brenda hotelit: Po presim të largohemi…

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi është zgjuar ditën e sotme nga bombardimet e raketave ruse.

8 persona janë raportuar të vdekur, ndërsa 24 persona kanë marrë dëmtime të rënda. Në kryeqytetin ukrainas është bllokuar dhe  Komisioneri i Drejtësisë së BE-së Didier Reiders dhe ekipi i tij, pas ishin duke zhvilluar një vizitë zyrtare aty.

Ata po strehohen në një hotel në Kiev pas shpërthimeve, ndërsa vetë Reiders tha në një postim në Twitter se ai dhe ekipi i tij kanë arritur që të transferohen me shpejtësi në një hotel,  ndërsa shton se janë të sigurt, dhe presin që të largohen nga vendi.

Rikthehen bombardimet në Kiev/ Komisioneri i BE-së bllokohet brenda

“Seri shpërthimesh në qendër të Kievit këtë mëngjes. Falë reagimit të shpejtë të personelit të sigurisë, unë dhe ekipi im u transferuam me shpejtësi në hotel. Jemi të sigurt dhe presim përditësime, është shprehur ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT