Rikthehen marrëveshjet e vjetra? PD dhe PL zyrtarizojnë “paktin” për zgjedhjet 2023/ Zbulohet DATA

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të firmosin nesër marrëveshjen për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale.

Mësohet se marrëveshja do të firmoset në orën 13:00 në hotel Tirana. Sot në mesditë, Ilir Meta dhe Sali Berisha zhvilluan një takim në zyrën e ish-kryeministrit në selinë e PD-së.

Ndër diskutimet ishte marrëveshja e tyre për zgjedhjet lokale si dhe vendosja për nisjen e protestave kombëtare.

Ashtu siç e njoftoi edhe vetë Berisha në një deklaratë për shtyp, protesta kombëtare do të zhvillohet në 12 nëntor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT