Rusia rikthen furnizimin me gaz në Itali, Gazprom zbulon marrëveshjen me shtetin fqinj

Gjigandi rus Gazprom ka njoftuar rikthimin e furnizimit me gaz në Itali përmes Austrisë. Kompania më e madhe gazsjellëse shpjegon se transporti i gazit rus do të nisë përmes territorit të Austrisë.
“Kemi rifilluar transportin e gazit rus përmes territorit të Austrisë. Kemi gjetur zgjidhje me blerësit italianë”, lexohet në njoftim. Kompania italiane e energjisë, Eni bën me dije nga ana tjetër se furnizimi me gaz nga Gazprom ka rifilluar sot.
Ndërprerja e furnizimit me gaz rus në Itali filloi më 1 tetor. Dy ditë më parë CEO i Eni-t, Claudio Desxcalzi, shpjegoi se për të zgjidhur problemin duhej dhënë garanci fizike për të bërë të mundur kalimin e këtij gazi tek transportuesi që sjell gazin nga Austria në Itali.
“Gazprom nuk ka paguar, kështu që bëhet e vështirë të mendosh se një kompani që dëshiron pagesën me rubla, mund të vendosë garanci në euro për transportin në Gazprom. Flitet për 20 milion garanci, në miliarda euro. Është diçka që duhet të ishte shmangur”, u shpreh ai.