“S’do të ketë paga poshtë…”/ Ministri Çuçi: Efektivët do t’i pajisim me kamera trupore

Pas rasteve të rënda kriminale dhe përfshirjes së Policisë, mësohet se trupa policore do të pajiset me kamera trupore edhe pse me ligj duhet të ishte efektive prej kohësh.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar se do ketë rritje pagash efektivët dhe se nuk do të ketë pagë nën 600 mijë lekë të vjetra në Policinë e Shtetit.

Komentet Çuçi i bëri në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ku shtoi se gjithashtu AMP ka nevojë për investime në teknologji, për të ushtruar punën e saj.

“Me rritjen që do bëjmë nuk do të ketë pagë nën 600 mijë në Policinë e Shtetit. AMP merr vetëm 3% të buxhetit për ministrisë së brendshme. Unë mendoj që AMP është një agjenci inteligjente që ka nevojë edhe për investime në teknologji për të bërë punën e saj në Policinë e Shtetit. Kemi sistemin që padiskutim që duhet përsosur dhe unë kam marrë në angazhim që do fusim sistemin e kamerave të trupit në një pjesë të madhe të trupës së policisë që është në terren. I kemi burimet edhe për këtë sistem”, tha Çuçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT