Shpërthimi në urën që lidh Rusinë me Krimenë, presidenti Vladimir Putin urdhëron…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar shërbimin federal të sigurisë në vend që të mbikëqyrë urën lidhëse me gadishullin e pushtuar.
BBC shkruan ura në fjalë konsiderohet një simbol i aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Ndërkohë autoritetet ruse thanë se si pasojë e shpërthimit mbetën të vrarë tre persona.
Zyrtarët kanë deklaruar se puna për të rregulluar pjesët e dëmtuara si pasojë e shpërthimit, do të nisë menjëherë. Zëvendëskryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen menjëherë.
Ura ka qenë vendimtare për Rusinë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe trupave në Ukrainën jugore.