Si gangsterja Deizi bëri “çorap” një Devoll të tërë/ Shefi i krimeve merrej me çunat që bënin sherr me të

Në skenë sot doli sërish 27-vjeçarja Deizi Arapi, jo pak herë e dëgjuar sëfundmi, për makinat e djegura dhe sherret me vendasit në Bilisht.
Sipas dëshmisë së 34-vjeçarit, Marsel Buçi, Deizi ka bërë “për vete” shefin e Krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu. Thuhet se ky i fundit merret me çdo çështje të saj.
Buçi madje në deklaratat e tij shprehet se ka një raport intim mes të dyve. Sipas Buçit, Deizi Arapi manipulonte, dehte, prekte dhe kishte nën komandë shefin e krimeve, të cilin e urdhëronte që të rrihte në sy të saj çunat, me të cilët Deizi kishte bërë sherre.
Në dëshminë e tij dhënë në komisariat, 34-vjeçari shprehet se Syziu e ka rrahur në zyrën e tij dhe gjatë kësaj kohe Deizi qeshte teksa shefi i krimeve e godiste në gjendje të dehur.
“Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool…”, tha Buçi për mediat.
Gjatë marrjes së dëshmisë të shtetasit Buçi, në ambientet e jashtme të komisariatit ditën e djeshme ndodhej dhe Deputeti Bledion Nallbati, i cili është përmendur më herët dhe nga shtetasja Deizi Arapi, për të cilin ajo dyshonte se deputeti në fjalë mund të kishte shtyrë Marsel Buçin t’i digjte mjetin të resë. Syziu është marrë në pyetje nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë.