Si i përballon Meta dhe Monika shpenzimet e fëmijëve jashtë shtetit? Kryetari i PL: Kemi një pallat me firmën e Edi Ramës…
I ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” në Top News me gazetarin Thimi Samarxhiu, ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
I pyetur për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit, Meta është shprehur se shpenzimet e tyre i përballojnë nëpërmjet një pallati që kanë ndërtuar me firmën e Edi Ramës nga i cili nxjerrin të ardhura.
Ndërkohë që ndër të tjera ish-Presidenti Meta ka treguar se fëmijët e tij do të rikthehen në Shqipëri sepse me vendin kanë një lidhje shumë të fortë.
“Fëmijët e mi do të kthehen në Shqipëri dhe kjo është e padiskutushme dhe kanë një lidhje shumë të fort me vendin.
Unë jam i bindur që vendi do të ndryshoj tërësisht.
Mesazhi ynë, i PL është që Shqipëria iu përket të rinjëve. Kështu që kjo është histori e përfunduar dhe misioni im kryesor.
Vajza e madhe është kthyer dhe ka përfunduar studimet e shkëlqyera për matematike dhe financë edhe dy fëmijët e tjerë vijojnë studimet.
Nëse qytetarët pyesin se si ja bën Meta dhe Monika për shpenzimet, ata duhet ta dinë se ne kemi një pallat brenda rregullave dhe normave me firmën e Edi Ramës, me të cilin përballojmë shpenzimet e fëmijevë. Jo se edukimi në Shqipëri është i keq por për t’ju dhënë një pavarësi më të madhe atyre.”- tha Meta.