Gjinushi: Berisha i ka kaluar të gjitha limitet, as matematikë s’di të bëjë servili
e tij. Sa i përket regresit në punë, jam i kënaqur për të gjitha proceset. Akademikët në 2007 janë zgjedhur me lista, Ismail Kadare ka qenë pa të drejtë vote.
Pavarësisht se janë zgjedh me listë të zgjedhur janë figura, personalitete të mira. Është kjo asamble e zgjedhur sipas metodave të tij që më zgjodhi kryetar, ndoshta kjo edhe i vjen inat.
Pra akademikët tanë kanë dinjitet që në vendimmarrje të japin në shërbim të institucionit dhe jo në dëm të tij. Unë nuk jam zgjedhur, më kanë zgjedhur, këtë e tregon edhe ajo që për ne nuk di njeri se kush është majtas apo djathtas”, tha ai në News24.