Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi-t, plagoset bashkëshorti i saj

Është sulmuar shtëpia e Nancy Pelosit, teksa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj.

Burri i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është sulmuar dhunshëm pas një depërtimi në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë autori i dyshuar është arrestuar dhe Paul Pelosi, 82 vjeç, është në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i zonjës Pelosi, Drew Hammill.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit nuk dihet.

Zonja Pelosi nuk ishte në shtëpinë e San Franciskos kur incidenti ndodhi sot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT