Të quajtura “engjëjt e vdekjes”, pilotet magjepsëse të Putin që do të dërgohen në Ukrainë (FOTO)

Një grup pilotesh femra të quajtura “engjëjt e vdekjes” të Vladimir Putin, do të dërgohen për të luftuar në luftën e përgjakshme në Ukrainë. “Daily Star” shkruan se gratë e sapomobilizuara anë diplomuar në forcat ajrore ruse dhe janë trajnuar për të drejtuar avionë transportues dhe bombardues bërthamorë strategjikë.
Vajzat në fjalë do t’i bashkohen një numri të madh të trupave ruse që aktualisht po luftojnë me mungesën e thellë të pajisjeve në zonën e luftës të Evropës Lindore, nën urdhrat e ish-shefit të tyre të lig të KGB-së.
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili ka mbajtur këtë rol që nga viti 2012 dhe është një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, vlerësoi rekrutët e rinj.
Miku i Kremlinit, i cili është aq miqësor me Putinin, saqë dyshja madje kaluan pushimet së bashku në malet ku u rrit Shoigu, tha se pilotët e rinj po vazhdonin “me lavdi” një traditë.
“Ju jeni një pikë referimi dhe një shembull për ato vajza që do t’ju ndjekin”, u tha ai piloteve.
Ndërkohë kur gratë filluan kursin e tyre 5-vjeçar të trajtimit në vitin 2017, koloneli Oleg Pchela dha një deklaratë të çuditshme që pretendonte:
“Vajzat janë zakonisht shumë romantike. Ato kanë një motivim të mirë që do t’i lejojë ato të mësojnë se si të fluturojnë aeroplanët tanë ushtarakë dhe të kryejnë detyrat e komandantëve të tyre.
Është një punë shumë e përgjegjshme të bëhesh pilot ushtarak. Është një profesion i vështirë, kërkon edhe vlera të larta morale”.
Por duket se jo të gjithë i kanë mbështetur rekrutët e rinj. Madje një kritik seksist rus u zemërua dhe u shpreh:
“Të gjitha këto vajza së shpejti do të martohen dhe do të shkojnë për të ‘shërbyer’ në pushimin e lehonisë”.
Pilotët në skemë u detyruan të kalonin një program rigoroz me teste dhe provime të vështira dhe kontroll intensiv fizik dhe fiziologjik përpara se të lejoheshin të bashkoheshin.