Tensione mes Serbisë dhe Kosovës, zv.kryeministrit Bislimi i ndalohet hyrja në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është ndaluar ditën e sotme nga autoritetet Serbe të vizitojë Beogradin.

Bislimi pritej të shkonte në Beograd për një vizitë dy ditore, në kuadër të takimeve për zhvillimin e dialogut mes dy vendeve, megjithatë nga zyrtarët serbë kjo vizitë nuk është lejuar për arsye sigurie.

Bislimi ishte nisur drejt Beogradit ditën e sotme për të marrë pjesë në dy tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi. Ai është udhëheqës i bisedimeve me Serbinë në nivel të kryenegociatorëve.

Bislimi e kishte vizituar Serbinë më herët, gjatë muajit shtator, ku së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishin vizituar komunat në jug të Serbisë, të banuara me shumicë shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT