“Tërmet” në strukturat e policisë pas ngjarjes së Lear Kurtit? Ja çfarë thotë eksperti i sigurisë

Polcia është vendosur nën akuza të rënda pas vdekjes së Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pas ndalimit nga një patrullë në Tiranë.
I pyetur se a do ketë ndryshime në strukturat e policisë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, në emisionin “Zona Zero”, Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi se duhet një shkundje, pasi kjo është një ngjarje e rëndë, por ai shtoi se nuk duhet sulmuar vetëm policia, pasi dhe ligji ka shumë mungesa.
“Së pari duhet të bëjmë një kujdes në raport me policinë. Nuk mund ta sulmojmë të gjithë policinë. Ata janë njerëz socialë si ne. Tërmet nuk është termi i duhur, por duhet një shkundje. Ka shuam mangësi, ligji, rastet e përdorimit të armëve apo të dhunës. Duhet ta kuptojnë që në momentin kur personi është dorëzuar duhet të barojë dhuna. Të gjitha këto kërkojnë profesionalizëm. Në patrulla duhet të ketë njerëz të rinj por dhe të vjetër sepse duhen dhënë direktiva.”- tha ai.